Ruhani: Hashd al-Sha'abi luan rol kyç në unitetin kombëtar të Irakut
Presidenti iranian tha të martën se njësitë pro-qeveritare të mobilizimit popullor, të njohura si Hashd al-Sha'abi, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit, krijimin e sigurisë kombëtare dhe forcimin e unitetit në Irak.
Në një takim me Faleh al-Fajad, kreu i Hashd al-Sha'abit dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Irakut, Ruhani shtoi se lufta e kombit irakian kundër terroristëve ishte një burim krenarie për botën myslimane. Zyrtari irakian, nga ana e tij, tha se vizita e presidentit iranian në Irak do t'i shërbente interesave të të dy vendeve. Zgjerimi i bashkëpunimit midis Iranit dhe Irakut do të përgatisë terrenin për zhvillime të mëdha në Lindjen e Mesme, shtoi Fajad. Ai theksoi se Iraku gjithmonë e konsideron veten si mbrojtës të Republikës Islamike të Iranit në fusha të ndryshme dhe është krenar për arritjet politike, ekonomike, rajonale dhe ndërkombëtare të Iranit fqinj.