Ruhani vizitën mauzoleun e imamit të parë të myslimanëve shiitë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86439-ruhani_vizitën_mauzoleun_e_imamit_të_parë_të_myslimanëve_shiitë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka zhvilluar një vizitë në mauzoleun e Imam Aliut (a.s.), varrin e imamit të parë të myslimanëve shiitë të botës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 13, 2019 09:30 Europe/Tirane
  • Ruhani vizitën mauzoleun e imamit të parë të myslimanëve shiitë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka zhvilluar një vizitë në mauzoleun e Imam Aliut (a.s.), varrin e imamit të parë të myslimanëve shiitë të botës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe delegacioni shoqërues sot kanë zhvilluar një vizitë në mauzoleun dhe pranë varrit të Imam Aliut (a.s.) ku morën pjesë edhe në ceremoninë e faljes së namazit.

Gjatë kësaj vizite, presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka zhvilluar takime edhe me disa autoritete dhe personalitete fetare në qytetin Naxhaf.