Presidenti i Republikës Islamike të Iranit takohet me Ajetullah Sistani
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës në qytetin Naxhaf të Irakut është takuar me autoritetin e lartë fetar shiit të Irakut, Ajetullah Ali Sistani.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, të mërkurën në mëngjes pas vizitës që zhvilloi në mauzoleun e Imam Aliut (a.s.), imamit të parë të myslimanëve shiitë, është takuar dhe ka biseduar edhe me Ajetullah Ali Sistanin.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë ka filluar vizitën e tij treditore në Irak dhe në Bagdad është takuar dhe ka biseduar me autoritetet e larta irakiane dhe me personalitete të tjera politike dhe fetare.
Gjatë kësaj vizite autoritetet e Iranit dhe Irakut kanë nënshkruar pesë marrëveshje bashkëpunimi mes të dy vendeve.