India merr dërgesën e parë nga Afganistani përmes Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86452-india_merr_dërgesën_e_parë_nga_afganistani_përmes_iranit
Dërgesa e parë nga Afganistani përmes portit iranian Chabahar ka mbërritur sot në Indi, duke shënuar një fillim të ri të lidhjeve tregtare mes dy vendeve, duke anashkaluar Pakistanin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 13, 2019 19:23 Europe/Tirane
  • India merr dërgesën e parë nga Afganistani përmes Iranit

Dërgesa e parë nga Afganistani përmes portit iranian Chabahar ka mbërritur sot në Indi, duke shënuar një fillim të ri të lidhjeve tregtare mes dy vendeve, duke anashkaluar Pakistanin.

Ngarkesa arriti në portin Mumbai dhe Mundra të mërkurën në mëngjes nën Konventën TIR që mundëson që dërgesat të kalojnë nëpër vende të ndryshme, pa u hapur në kufij. Në maj të vitit 2016, India, Irani dhe Afganistani nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një Korridori të Tranzitit dhe Transportit midis tre vendeve duke përdorur portin Chabahar si qendër rajonale për transportin detar. Porti Chabahar, i inauguruar në vitin 2017, është ndërtuar kryesisht nga India dhe ofron një rrugë kyçe furnizimi për Afganistanin, ndërkohë që lejon që India të anashkalojë rivalin e saj Pakistanin për të tregtuar me Azinë Qendrore.