Irani monitoron bazat e huaja
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86464-irani_monitoron_bazat_e_huaja
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe komandantët e forcave të armatosura në zonën veriperëndimore diskutuan në një takim të mërkurën mbi gjendjen e sigurisë në Iranin veriperëndimor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 14, 2019 04:36 Europe/Tirane
  • Irani monitoron bazat e huaja

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe komandantët e forcave të armatosura në zonën veriperëndimore diskutuan në një takim të mërkurën mbi gjendjen e sigurisë në Iranin veriperëndimor.

Pas raporteve të hollësishme nga komandanti i forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneral Muhamed Khakpur dhe komandantëve të tjerë të Zonës Veriperëndimore, Sekretari i Këshillit të Lartë Kombëtare të Iranit, Admiral Ali Shamkhani, theksoi: "Për dy vjet, grupet kundër-revolucionare, të mbështetura nga fuqitë jashtë-rajonale dhe shtete të caktuara të rajonit, kanë bërë gjithçka për të destabilizuar kufijtë tanë veri-perëndimorë, por të gjitha përpjekjet e tyre janë neutralizuar nga vigjilenca dhe vendosmëria e forcave të armatosura dhe aparatit të inteligjencës". "Ne jemi duke monitoruar nga afër dhe pa pushim krijimin dhe zhvillimin e bazave të huaja nga fuqitë jashtë-rajonale pranë kufijve tanë," theksoi ai duke shtuar: "Çdo përpjekje nga ana e kujtdo që të destabilizojë kufijtë e Iranit do të vritet që në embrion nga veprimet tona preventive apo mbrojtëse". "Ne nuk do të lejojmë që fuqitë destabilizuese dhe mercenarët e tyre të rrezikojnë sigurinë e qytetarëve tanë dhe stabilitetin e rajonit," tha admirali Ali Shamkhani.