Ruhani: Irani kërkon zgjerimin e marrëdhënieve me të gjithë fqinjët
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Teherani është i interesuar që të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinjë dhe nëse ekzistojnë mosmarrëveshje me disa vende fqinje, këto probleme kanë filluar nga ana e tyre.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të dielën në një takim me qytetarët e Bushehrit në jug të Iranit, theksoi se qëllimi i Teheranit është progresi dhe zhvillimi i të gjithë rajonit.
Z. Hasan Ruhani në këtë takim shtoi: "Irani ka marrëdhënie të mira me të gjithë vendet fqinjë të rajonit si me Katarin, Omanin, Turqinë, Republikën e Azerbajxhanit, Turkmenistanin, Afganistanin dhe Pakistanin dhe dëshiron të ketë marrëdhënie të frytshme me të gjitha vendet fqinjë".
Hasan Ruhani me këtë rast vuri në dukje edhe vizitën e fundit të tij në Irak dhe tha: "Marrëdhëniet e Iranit dhe Irakut janë shembull në rajon dhe në botë. Vizita treditore në Irak dhe marrëveshjet e arritur me këtë vend, kanë këtë kuptim që marrëdhënie e Teheranit dhe Bagdadit nuk është marrëdhënie vetëm e dy qeverive dhe shteteve, por është marrëdhënie e të gjitha shtresave, grupeve, personaliteteve politike, shoqërore dhe fetare".
Presidenti iranian vuri në dukje edhe komplotet e armiqve për ta goditur Iranin dhe theksoi: "Pavarësisht se Amerika, sionistë dhe disa regjime servile të rajonit po mundohen me të gjitha forcat që të ushtrojnë presion sa më të madh mbi popullin e Iranit, mirëpo kurrë nuk do të mund ta dorëzojnë popullin e Iranit përball politikave të tyre arrogante".