Parlamenti Islamik i Iranit dënon sulmin terrorist në Zelandën e Re
Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit në një deklaratë kanë dënuar sulmin terrorist në Zelandën e Re ku mbetën të vrarë dhe të plagosur me dhjetëra persona.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit në këtë deklaratë kanë theksuar: "Sulmi terrorist në Zelandën e Re edhe një herë ka vërtetuar se për arrogancën botërore, të drejtat e njeriut dhe e drejta njerëzore për jetë konsiderohen vetëm mjete për të çuar përpara qëllimet jonjerëzore të tyre".
Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit në këtë deklaratë kanë theksuar nevojën e përballjes dhe luftës me çfarëdo lloj të keqpërdorimit të emrit të Islamit dhe myslimanëve dhe ndalimin e përdorimit të standardeve të dyanshme në luftën kundër terrorizmit.