Parlamenti Islamik i Iranit dënon sulmin terrorist në Zelandën e Re
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86552-parlamenti_islamik_i_iranit_dënon_sulmin_terrorist_në_zelandën_e_re
Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit në një deklaratë kanë dënuar sulmin terrorist në Zelandën e Re ku mbetën të vrarë dhe të plagosur me dhjetëra persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 17, 2019 12:40 Europe/Tirane
  • Parlamenti Islamik i Iranit dënon sulmin terrorist në Zelandën e Re

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit në një deklaratë kanë dënuar sulmin terrorist në Zelandën e Re ku mbetën të vrarë dhe të plagosur me dhjetëra persona.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit në këtë deklaratë kanë theksuar: "Sulmi terrorist në Zelandën e Re edhe një herë ka vërtetuar se për arrogancën botërore, të drejtat e njeriut dhe e drejta njerëzore për jetë konsiderohen vetëm mjete për të çuar përpara qëllimet jonjerëzore të tyre".

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit në këtë deklaratë kanë theksuar nevojën e përballjes dhe luftës me çfarëdo lloj të keqpërdorimit të emrit të Islamit dhe myslimanëve dhe ndalimin e përdorimit të standardeve të dyanshme në luftën kundër terrorizmit.