Ruhani thekson gjykimin e krerëve të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86566-ruhani_thekson_gjykimin_e_krerëve_të_amerikës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi ngritjen e aktakuzave kundër krerëve të Amerikës dhe projektuesve të sanksioneve kundër Iranit dhe dënimin e tyre për krime kundër njerëzimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 18, 2019 06:20 Europe/Tirane
  • Ruhani thekson gjykimin e krerëve të Amerikës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi ngritjen e aktakuzave kundër krerëve të Amerikës dhe projektuesve të sanksioneve kundër Iranit dhe dënimin e tyre për krime kundër njerëzimit.

Në një takim me këshillin administrativ të provincës Bushehr në jug të Iranit, presidenti Hasan Ruhani theksoi vazhdimin e rezistencës në përballje me sanksionet anti-iraniane të Amerikës me qëllim që kjo e fundit ta kuptojë se po ndjek rrugën e gabuar dhe tha se ai që parandalon medikamentet dhe ushqimet kryen krim të rëndë dhe aparatet juridike do të ndjekin penalisht krerët e Amerikës dhe projektuesit e sanksioneve anti-iraniane për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit dhe më pas ata do të dënohen nga një gjykatë ndërkombëtare. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se armiqtë e kombit iranian janë Amerika dhe regjimi sionist dhe shoti se me gjithë presionet e armiqve kombi iranian do të ndjekë me sukses rrugën e tij. Hasan Ruhani ndër të tjera përmendi nënshkrimin programit të përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore dhe tha se dalja e Iranit nga klauzolat e kapitullit 7 të OKB ishte tepër e rëndësishme. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim përmendi tërheqjen e njëanshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe tha se e gjithë bota e ka dënuar këtë veprim të Amerikës dhe nga ana tjetër kanë inkurajuar Iranin për shkak të bashkëpunimit me KS të OKB dhe me vetë këtë organizatë.