Ruhani: Armiqtë e Iranit kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86582-ruhani_armiqtë_e_iranit_kurrë_nuk_do_të_realizojnë_qëllimet_e_tyre
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se armiqtë e Iranit kanë aktivizuar të gjithë kapacitetin e tyre për ta goditur Iranin Islamik, mirëpo kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre djallëzore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 18, 2019 11:50 Europe/Tirane
  • Ruhani: Armiqtë e Iranit kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se armiqtë e Iranit kanë aktivizuar të gjithë kapacitetin e tyre për ta goditur Iranin Islamik, mirëpo kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre djallëzore.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të hënën në fund të mbledhjes së qeverisë, para gazetarëve deklaroi: "Amerikanët dëshirojnë të rikthehen në Teheran dhe të vendosin hegjemoninë e tyre mbi popullin iranian, mirëpo populli iranian me qëndresën dhe rezistencën e tij të pathyeshme kurrë nuk do të lejojnë një gjë të tillë për armiqtë".

Ruhani duke thënë se amerikanët pa kurrfarë arsye janë larguar nga zotimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe sipas tyre, kanë vendosur sanksionet më të ashpra kundër popullit të Iranit, theksoi: "Armiqtë po mendojnë se me vazhdimin e sanksioneve mund të rikthehen në Iran, mirëpo duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se një qëllim i tillë nuk mund të realizohet".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vuri në dukje krimet e Amerikës kundër njerëzimit dhe deklaroi: "Teherani do të paraqesë padi kundër veprimeve të amerikanëve për shkak të vendosjes së sanksioneve kundër Iranit të cilat janë krime kundër njerëzimit".