Xhaberi Ansari bisedon me Helga Schmid në Bruksel
Asistenti i lartë i ministrit të punëve të jashtme të Iranit dhe zv/shefja e diplomacisë evropiane kanë zhvilluar një takim në Bruksel.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Husejn Xhaberi Ansari, asistenti i lartë i ministrit të punëve të jashtme të Iranit dhe Helga Schmid, zv/shefja e diplomacisë evropiane, ditën e hënë gjatë takimit të zhvilluar në Bruksel kanë biseduar për krizat në Jemen dhe Siri si për procesin e zhvillimeve në rajonin e Azisë Perëndimore.
Xhaberiu Ansari sot (të hënën) do të marrë pjesë në raundin e pestë të bisedimeve të Iranit dhe Bashkimit Evropian, gjegjësisht Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe Italisë.
Asistenti i lartë i ministrit të punëve të jashtme të Iranit të dielën në mbrëmje ka shkuar në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës.