Koreja e Jugut katërfishon importet e naftës nga Irani
Importet e Koresë së Jugut të naftës iraniane u katërfishuan duke arritur nivelet para sanksioneve të Shteteve të Bashkuara mbi Teheranin, njoftoi agjensia e lajmeve Yonhap duke cituar të dhënat e qeverisë.
Koreja e Jugut është një nga klientët më të mëdhenj të naftës së Iranit në Azi që në nëntor fitoi një përjashtim gjashtëmujor nga sanksionet e SHBA, por rifilloi importet e naftës iraniane në janar pas një hendeku katër mujor. Muajin e kaluar, rafineritë koreane importuan 476 milionë dollarë naftë të papërpunuar nga Irani, më shumë se katërfishin e vëllimeve të importuara në janar, treguan të dhënat e Shërbimit Doganor të Koresë. SHBA ka përsëritur se qëllimi i saj është zvogëlimi i eksporteve të naftës së Iranit në zero, por Sekretari i Përgjithshëm i OPEC, Muhamed Barkindo tha të martën se kjo është "praktikisht e pamundur". "Ne vazhdojmë të dëgjojmë se objektivi është të ulen eksportet iraniane në zero, por specialistët në këtë industri e dinë shumë mirë se është praktikisht e pamundur të ulësh eksportet e Iranit në zero", tha ai në Baku.