Bagheri thekson vazhdimin e luftës kundër terrorizmit
Gjeneral Muhamed Bagheri, shefi I shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit në një intervistë për agjencinë Al Alam të lajmeve, pasi përmendi takimin trepalësh mes Iranit, Irakut dhe Sirisë në Damask tha se në këtë takim është arritur akordi për koordinim të plotë në luftën kundër terrorizmit dhe vendosjen e sigurisë në kufijtë e përbashkët.
Në takimin e Damaskut morën pjesë gjeneral Muhamed Bagheri shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, gjeneral Osman Ganemi shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Irakut, funksionarë ushtarakë nga të dy vendet dhe Emad Ali Abdullah Ajub ministra i mbrojtjes dhe zv/komandant i përgjithshëm i ushtrisë dhe i forcave të armatosura të Sirisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit shkoi sot në thellësitë e zonave operative të Sirisë, ne vijat e frontit në Dejrul Zur, Majadin dhe Abu Kamal ku u takua me luftëtarë sirianë dhe këshilltarë ushtarakë iranianë. Gjeneral Muhamed Bagheri gjatë udhëtimit të tij në Sirinë lindore, shqyrtoi mënyrën me të cilën ushtria dhe forcat popullore siriane po vepronin për të pastruar zonat e mbetura nën kontrollin e ISIS të mbështetur nga SHBA dhe regjimet reaksionare arabe. Gjenerali Bakeri gjithashtu qëndroi në një pikë në vendkalimin kufitar Irak-Siri dhe vizitoi këtë pozicion strategjik, i cili ishte vetëm 200 metra larg nga forcat e grupit terrorist ISIS. Pas arritjes së gjeneral Bagheri në qytetin e Abu Kamal, dronët dhe avionët amerikanë gjithashtu fluturuan mbi këtë zonë, por Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane vazhdoi të vizitonte dhe vlerësonte situatën në thellësi të zonave operative. Gjatë këtij inspektimi, në një intervistë me gazetarin e IRIB, ai theksoi: "Informata dhe analiza të shumta dëshmojnë se ISIS dhe Fronti Nusra janë produkt i arrogancës globale që i krijoi ato për të prishur sigurinë e rajonit dhe për të dobësuar aksin e Rezistencës që punon për të çliruar Palestinën." Kreu i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se lufta kundër terroristëve në rajon do të vazhdojë deri në zhdukjen e plotë të tyre. Gjeneral Muhamed Bagheri, në përfundim të takimit trepalësh mes Iranit, Sirisë dhe Irakut, takim që u mbajt në Damask, në një konferencë për shtyp deklaroi: Rruga e nisur nga Republika Islamike e Iranit së bashku me Sirinë dhe Irakun në luftën kundër terrorizmit do të vazhdojë. Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit vuri në dukje se elementët e varur nga arroganca botërore janë mbledhur së bashku për të shkatërruar sigurinë e rajonit dhe për të vendosur shtypjen dhe pushtimin izraelit dhe për këtë armiqtë janë shumë të interesuar që të sundojnë mbi sovranitetin e kombit irakian dhe të Iranit. Gjeneral Bagheri tha se objektivi në këto kushte është stabilizimi i sovranitetit kombëtar dhe territorial të Sirisë dhe dëbimi i të gjitha fuqive që pa lejen e qeverisë siriane kanë dislokuar trupa në Siri. Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosua të Iranit ditën e dielë ka shkuar në Siri për të marrë pjesë në takimin trepalësh mes Iranit, Sirisë dhe Irakut ku temë kryesore ishte lufta kundër terrorizmit.