Ceremonia e zisë për vdekjen e hazretit Zejnab (sa)
Me rastin e përvjetorit të vdekjes të simbolit të durimit dhe rezistencës hazretit Zejnab (sa), në të gjithë Iranin dhe në veçanti në mauzoleun e hazretit Zejnab janë mbajtur ceremoni zie.
Natën e kaluar ceremonia kryesore është drejtuar nga Ajetollah Sejed Abul’fazel Tabatabai Eshkazeri, përfaqësues i Liderit suprem në Siri dhe në prani të Xhevad Tark Abadi ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në këtë vend. Të pranishëm në ceremoninë e zisë ishin shumë pelegrinë iranianë, pakistanez, bahrejnas dhe irakianë. 15 raxhabi i vitit 1440 sipas kalendarit hënor që përkon me 22 marsin e vitit 2019, është dita e vdekjes së hazretit Zejnab, mbesa e Profetit të nderuar të Islamit (s.a.v.s), vajza e hazretit Fatime dhe e hazretit Ali (as) imami i parë i shiitëve të botës. Ajo pas martirizimit të vëllait të saj imam Huseinit (as) dhe shokëve të tij, u kap rob, por me përpjekjet e saj kryengritja e imam Huseinit (as) u mbajt përjetësisht gjallë.