Mesazh ngushëlli i Behram Kasemit për popullin irakian
Mars 22, 2019 04:01 Europe/Tirane
Pas mbytjes së një anije në lumin Tigër në Irak, Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dërguar një mesazh ngushëllimi për familjarët e viktimave dhe për popullin irakian.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit me anë të këtij mesazhi shprehu dhimbjen për humbjen e dhjetëra qytetarëve në përmbysjen e anijes turistike në lumin Tigër. Më herët edhe ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Irak, Iraxh Masxhedi ka shprehur ngushëllimet për humbjen e dhjetëra qytetarëve irakianë gjatë përmbysjes së anijes në lumin Tigër. Nga përmbysja e anijes humbën jetën 100 persona shumica e të cilëve gra dhe fëmijë.
Tags