Ministri i jashtëm i Iranit takohet me ministrin e jashtëm të Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86652-ministri_i_jashtëm_i_iranit_takohet_me_ministrin_e_jashtëm_të_turqisë
Ministri i punëve të jashtme të Iranit sot në mëngjes gjatë punimeve të mbledhjes së jashtëzakonshme të Organizatës për Bashkëpunim Islamik ka zhvilluar një takim ministrin e punëve të jashtme të Turqisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 22, 2019 11:43 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Iranit takohet me ministrin e jashtëm të Turqisë

Ministri i punëve të jashtme të Iranit sot në mëngjes gjatë punimeve të mbledhjes së jashtëzakonshme të Organizatës për Bashkëpunim Islamik ka zhvilluar një takim ministrin e punëve të jashtme të Turqisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif i cili po qëndron në Stamboll të Turqisë për të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të punëve të jashtme të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, para fillimit të kësaj mbledhje ka zhvilluar një takim me Mevlyt Çaushoglu, ministrin e punëve të jashtme të Turqisë.

Mbledhja e jashtëzakonshme e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të OBI zhvillohet sot në Stamboll për të shqyrtuar dimensione të ndryshme të sulmit terrorist që u krye në dy xhami në Zelandën e Re ku u vranë mbi 50 besimtarë myslimanë.

Pas sulmit terrorist kundër myslimanëve në Zelandën e Re, Muhamed Xhavad Zarif me 15 mars ka kontaktuar ministrin e jashtëm të Turqisë dhe i ka propozuar atij organizimin e një mbledhje të jashtëzakonshme në nivel të ministrave të jashtëm të OBI.