Irani kundërshton rezolutën e Këshillit të OKB për të drejtat e njeriut
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në selinë evropiane të OKB në Gjenevë, duke reaguar ndaj nxjerrjes së rezolutës së Këshillit për të drejtat e njeitu të kësaj organizate kundër Iranit, rezolutë e propozuar nga Suedia tha se qeveria suedeze duhet t’i japë fund veprimeve dëmtuese dhe konfrontuese me Iranin.
Rezoluta anti-iraniane e këshillit për të drejtat e njeriut të OKB është miratuar nga këshilli i kësaj organizate menjëherë pas raportimit të reporterit special të OKB mbi të drejtat e njeriut në Iran. Përfaqësuesi iranian Ismail Baghai, pasi e quajti destruktive dhe politike këtë veprim tha: Ato vende që kanë një historik të gjatë të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe ato vende që në Azinë perëndimore kanë mbështetur masivisht terroristët me armatime dhe mjete financiare dhe me dhunën e tyre radikale kanë bërë shkatërrime, janë mbështetësit kryesorë të kësaj rezolute. Rezoluta është propozuar nga Suedia, Anglia dhe disa vende të tjera me qëllim rinovimin e afatit të misionit të reporterit special të OKB për të drejtat e njeriut në Iran. Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në selinë evropiane të OKB në Gjenevë, vuri në dukje se rinovimi i misionit të këtij reporteri shton iluzionet dhe polemikat kundër Iranit dhe tha: Është për të ardhur keq që koha dhe buxheti i këtij organi përdoret për të tilla iluzione dhe polemika kundër një vendi anëtar të OKB.