Iran: Katër roje kufitare të liruar nga terroristët mbrrijn në atdhe
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86697-iran_katër_roje_kufitare_të_liruar_nga_terroristët_mbrrijn_në_atdhe
Këtë pasdite, katër rojet kufitare të Iranit të rrëmbyer nga terroristët e grupit terrorist Jaish al-Adl në rajonin Mirxhaveh, pranë kufirit me Pakistanin, janë kthyer në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 23, 2019 15:47 Europe/Tirane
  • Iran: Katër roje kufitare të liruar nga terroristët mbrrijn në atdhe

Këtë pasdite, katër rojet kufitare të Iranit të rrëmbyer nga terroristët e grupit terrorist Jaish al-Adl në rajonin Mirxhaveh, pranë kufirit me Pakistanin, janë kthyer në Iran.

Ata u pritën nga komandantët e forcave të armatosura iraniane, duke përfshirë gjeneral Pakpur, komandant i forcave tokësore të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit. Këta katër ushtarë ishin grupi i dytë i liruar i rojeve kufitare iraniane të rrëmbyer në Mirxhaveh tetorin e kaluar. Ata u liruan falë përpjekjeve të vazhdueshme të forcave të sigurisë të Iranit, shërbimeve të inteligjencës dhe diplomatëve. Më 16 tetor 2018, 14 roje kufitare iraniane u rrëmbyen nga terroristët në pikën zero të kufirit midis Pakistanit dhe Iranit.