Vërshimet dhe përmbytjet në Shiraz shkaktojnë vdekjen e 11 personave
Autoritetet në provincën Fars të Iranit kanë deklaruar se si pasojë e vërshimeve dhe përmbytjeve në portën hyrëse të Shirazit dhe si pasojë e aksidentit të makinave me njëra-tjetrën në pjesën veriore të qytetit Shiraz, janë shkaktuar dëme të mëdha dhe si pasojë kanë humbur jetën 11 persona dhe janë lënduar 15 të tjerë.
Sa'id Gholamzadeh, drejtori i përgjithshëm i mjekësisë ligjore në provincën Fars, të hënën në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, ka thënë: "Deri në orën 16:00 ditën e hënë më 25 mars, 11 trupa të pajetë i janë dorëzuar autoriteteve zyrtare të cilët kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve në qytetin Shiraz.
Dr. Muhamed Xhavad Moradian, shefi i qendrës për administrimin e urgjencës mjekësore të Shirazit, gjithashtu ka thënë: "Deri më tani 15 persona të lënduar nga përmbytjet në Shiraz janë transferuar në qendrat shëndetësore të këtij qyteti dhe disa persona të tjerë me lëndime më të lehta kanë trajtime mjekësore në vendin e ngjarjes.
Reshjet e mëdha të shiut të shoqëruara me breshër dhe përmbytjet i kanë përballur me probleme të mëdha qytetarët e Shirazit si dhe qindra mijëra turistë që kanë udhëtuar në këtë qytet historik të Iranit me rastin e festës së Novruzit.
Reshjet e shiut që kanë filluar rreth orës 08:00 sot në mëngjes më 25 mars, papritur kanë marrë ritëm të ashpër duke u shoqëruar edhe me breshër dhe pas rreth një ore e gjysmë të reshjeve të mëdha të shiut, qyteti është përfshirë nga përmbytjet.
Përmbytjet kanë qenë aq të mëdha sa që kanë marrë me vete edhe shumë makina që ishin në hyrje të qytetit duke i futur ato brenda në qytet.