Abdulahian: E ardhmja u përket të gjithë jemenasve
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare në përvjetorin e nisjes së agresionit të forcave të koalicionit saudit kundër Jemenit të kryesuar nga Arabia Saudite ka thënë se e ardhmja u përket jemenasve.
Husein Amir Abdulahian në një mesazh në Twitter ka thënë se në kohën kur kanë kaluar 4 vjet nga lufta e dështuar kundër Jemenit, Ansarullah, aleatët dhe populli rezistent i Jemenit, janë fituesit kryesorë të kësaj lufte. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.