19 persona humbin jetën nga përmbytjet në qytetin Shiraz
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86750-19_persona_humbin_jetën_nga_përmbytjet_në_qytetin_shiraz
Nga përmbytjet e djeshme në qytetin Shiraz pjesë e provincës Fars në jug të Iranit, 19 persona kanë humbur jetën dhe 105 të tjerë janë lënduar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 26, 2019 04:25 Europe/Tirane
  • 19 persona humbin jetën nga përmbytjet në qytetin Shiraz

Nga përmbytjet e djeshme në qytetin Shiraz pjesë e provincës Fars në jug të Iranit, 19 persona kanë humbur jetën dhe 105 të tjerë janë lënduar.

Said Namaki ministër i shëndetësisë së Iranit ditën e hënë në një takim me shtabin e administrimit të krizave dhe emergjencave në provincën Fars deklaroi se numri i personave që kanë humbur jetën në këtë përmbytje ka arritur në 19 persona. Pir’husein Kolivand kreu i shtabit të emergjencave dhe administrimit të krizave në Iran gjithashtu vuri në dukje se numri i të lënduarve nga përmbytjet në Shiraz ka arritur në 105 persona prej të cilëve disa janë shtruar në spital dhe disa janë kuruar në këmbë. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë ka përcjellë mesazh ngushëllimi për viktimat e përmbytjeve në Shiraz dhe u kërkuar funksionarëve përgjegjës që të shtojnë përpjekjet e tyre për të ulur problemet me të cilat përballen banorët e zonave të dëmtuara. Ali Larixhani, kryetar i parlamentit islamik të Iranit gjithashtu me anë të një mesazhi shprehu ngushëllimet për viktimat e përmbytjeve në Shiraz dhe tha se organet e shërbimit duhet të përshpejtojnë punën për zgjidhur problemet e të dëmtuarave dhe për të eliminuar shqetësimet e tyre.