Ruhani thekson shqyrtimin urgjent të gjendjes në rajonet e goditura nga përmbytjet
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar shqyrtimin urgjent të gjendjes së banorëve të rajoneve që janë goditur nga përmbytjet në Iran, deklaroi se të gjitha organet dhe autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet për të ndihmuar banorët e goditur nga përmbytjet.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të martën në mbledhjen e shtabit për administrimin e krizës në vend, ka kërkuar nga ushtria dhe Garda Revolucionare që të shfrytëzojnë të gjitha mundësit për pastrimin e ujit nga rajonet e përfshira nga përmbytjet dhe gjithashtu të shtojnë përpjekjet e tyre për të ndihmuar sektorin urban të vendit.
Ndërkohë Reza Ardekanian, ministri i energjisë së Iranit, në mbledhjen e shtabit për administrimin e krizës në vend, deklaroi: “Nga 17 qytete dhe 635 fshatra të cilët për shkak të përmbytjeve janë përballur me probleme në sigurimin e ujit të pijshëm, aktualisht në 84 fshatra dërgohet ujë me tankerë ndërsa problemi i rajoneve të tjera në sistemin e ujësjellësit është mënjanur dhe banorët nuk kanë problem në sigurimin e ujit të pijshëm”.