Presidenti iranian dënon vendimin e Trump për lartësitë Golan
Presidenti iranian Hasan Ruhani ka kritikuar presidentin amerikan Donald Trump për njohjen e "sovranitetit" të regjimit izraelit mbi lartësitë e pushtuara Golan, duke thënë se ky vendim i njëanshëm ishte kundër ligjit ndërkombëtar.
"Askush nuk mund të imagjinonte se një person në Shtetet e Bashkuara do të jepte njëanshëm një pjesë të tokës që i përket një kombi tjetër, një uzurpatori në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare", tha Ruhani në një takim të kabinetit dhe zyrtarë ekzekutivë në Teheran të martën. Ai shtoi se në të kaluarën disa "fuqi koloniale" kryen lëvizje të ngjashme dhe dhuruan një pjesë të një vendi, një vendi tjetër ", por një veprim i tillë është i pashembullt në shekullin aktual". "Deklaratat shqetësuese rreth shkeljes së të drejtave palestineze dhe siriane, veçanërisht për lartësitë e Golanit, janë shumë të rrezikshme për sigurinë rajonale", shtoi ai. Presidenti amerikan vendosi të njohë pushtimin izraelit të lartësive Golan. Ky vendim i Trump nuk ka shkuar pa u vënë re dhe dënimet kanë ardhur nga e gjithë bota dhe organizata ndërkombëtare si dhe grupe të të drejtave të njeriut.