Irani dhe Iraku simbol i marrëdhënieve historike dhe strategjike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86772-irani_dhe_iraku_simbol_i_marrëdhënieve_historike_dhe_strategjike
Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me Adel Abdul’mehdi, kryeministër i Irakut, përmendi arritjet e vizitës së tij në Irak dhe tha se zgjerimi i marrëdhënieve mes Teheranit dhe Bagdadit është në interes të të dy kombeve dhe nuk dëmton asnjë vend të rajonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 27, 2019 04:30 Europe/Tirane
  • Irani dhe Iraku simbol i marrëdhënieve historike dhe strategjike

Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me Adel Abdul’mehdi, kryeministër i Irakut, përmendi arritjet e vizitës së tij në Irak dhe tha se zgjerimi i marrëdhënieve mes Teheranit dhe Bagdadit është në interes të të dy kombeve dhe nuk dëmton asnjë vend të rajonit.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut i ka quajtur strategjike, historike dhe shumë të rëndësishme dhe shtoi se Irani me të gjithë fuqinë e tij është i gatshëm për zbatimin e akordeve të rëndësishme dhe historike me Irakun dhe kjo mund të krijojë një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe. Nga ana e tij kryeministri irakian Adel Abdul’mehdi kërkoi zbatimin sa më të shpejtë të marrëveshjeve të arritur mes dy vendeve. Dje këshilli i ministrave të Irakut ka miratuar ligjin për heqjen e vizave për shtetasit iranianë.  Në takimin e drejtuar nga kryeministri Adel Abdul’mehdi këshillimi i ministrave mori vendim për kalimin pa viza të shtetasve iranianë në Irak. Akordi për heqjen e vizave u arrit gjatë vizitës së presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, në Irak. Me vendimin e këshillit të ministrave, vizat për shtetasit iranianë që udhëtojnë në Irak do të hiqen prej 1 prillit. Vlen të theksohet se 7 milion pelegrinë dhe vizitorë iranianë, kalojnë kufirin mes Iranit dhe Irakut. Presidenti iranian Hasan Ruhani e përshkroi vizitën e tij në Irak si një pikë kthese në marrëdhëniet Teheran-Bagdad, duke shpresuar se vendimet e marra gjatë kësaj  vizite do të ishin të dobishme për të dy kombet. Presidenti iranian gjatë vizitës në Irak, u takua pothuajse me të gjithë zyrtarët irakianë dhe diskutoi çështje të mëdha e të rëndësishme me ta. Ai diskutoi bashkëpunimin për reduktimin e tarifave tregtare si dhe krijimin e zonave të përbashkëta industriale në kufij si dhe gjatë kësaj vizite u arritën marrëveshje shumë të mira në fushën e energjisë, energjisë elektrike, naftës dhe gazit. Iraku është qendra e parë e eksportit të Iranit në botë dhe siç ka thënë presidenti Hasan Ruhani të dy vendet kanë ndërveprime të ngushta tregtare dhe janë të gatshëm për lehtësimin e lëshimit të vizave tregtare. Gjatë vizitës së presidentit iranian në Irak u nënshkruan pesë marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke pasur parasysh se zyrtarët irakianë janë të interesuar të zgjerojnë lidhjet me Iranin në të gjitha fushat. Shumë vëzhgues e kanë përshkruar udhëtimin e presidentit Ruhani si një moment historik në marrëdhëniet Iran-Irak dhe shenjë e humbjes poshtëruese të fushatës së udhëhequr nga SHBA në rajon. Ajo që përkrahësit kryesor të kësaj fushate duket se e kanë harruar është lidhja e fuqishme e popullit iranian me fqinjët e tij, me të cilët ndan mijëra vjet histori.