Zarif paralajmëron vjedhjen e tokave arabe
(last modified Fri, 29 Mar 2019 09:14:56 GMT )
Mars 29, 2019 10:14 Europe/Tirane
  • Zarif paralajmëron vjedhjen e tokave arabe

Ministri i jashtëm iranian ka bërë thirrje për unitet në botën myslimane për të kundërshtuar komplotet nga SHBA dhe regjimi izraelit, duke thënë se ata kërkojnë të "vjedhin" tokat e vendeve arabe edhe pse ato me sa duket i ofrojnë shtrëngime duarsh udhëheqësve arabë.

"Vendimi i paligjshëm i Trump mbi" Golanin sirian të pushtuar " për t’ia kaluar regjimit pushtues të Kodsit është një kujtesë e kthjellët për vëllezërit tanë arabë dhe myslimanë," tha në një mesazh të tij në Twitter Muhamed Xhavad Zarif. "SHBA dhe Izraeli do t'ju ofrojnë shtrëngime duarsh, por pa marrë parasysh se sa ju kërcënoheni, ata ende do të vjedhin tokat tuaja" shtoi ai duke përdorur termin #LetUsUnite ( Le të bashkohemi). Ministri i Jashtëm iranian bëri vërejtjet në reagim ndaj një dekreti të nënshkruar të hënën nga Presidenti i SHBA Donald Trump për të njohur "sovranitetin" e regjimit të Izraelit mbi territoret siriane të Golanit. Veprimi i presidentit amerikan ndërpreu dekada të konsensusit ndërkombëtar mbi zonën kufitare që regjimi i Tel Avivit e pushtoi dhe mori nga Siria në vitin 1967. Vendimi u prit me reagime negative nga aleatët arabë të SHBA, mes tyre Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Katari dhe Kuvajti të cilët kritikuan së bashku masën e Trump. "Kjo do të ketë efekte të rëndësishme negative në procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit", tha një deklaratë e agjencisë shtetërore Saudite të lajmeve SPA. Ajo e përshkroi vendimin si një shkelje të qartë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

 

 

Tags