Ruhani: Bota nuk i aprovon strategjitë e SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86837-ruhani_bota_nuk_i_aprovon_strategjitë_e_shba
Presidenti iranian Hasan Ruhani tha të premten se askush në botë nuk po i aprovon politikat amerikane, sepse zyrtarët aktualë amerikanë nuk po respektojnë rregullat dhe ligjet ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 29, 2019 15:53 Europe/Tirane
  • Ruhani: Bota nuk i aprovon strategjitë e SHBA

Presidenti iranian Hasan Ruhani tha të premten se askush në botë nuk po i aprovon politikat amerikane, sepse zyrtarët aktualë amerikanë nuk po respektojnë rregullat dhe ligjet ndërkombëtare.

Duke ju drejtuar të premten zyrtarëve lokalë në provincën e Khuzestanit në jugperëndim të Iranit, Presidenti Ruhani tha se njerëzit që janë në pushtet në SHBA janë luftënxitës dhe lehtësisht shkelin ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshje të tilla si Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe Marrëveshja e Parisit mbi klimën. SHBA gjithashtu shkelën ligjet ndërkombëtare në lidhje me Lartësitë Golan dhe Jerusalemin e shenjtë, tha Presidenti iranian. Republika Islamike e Iranit arriti suksese të shumta ndërkombëtare, siç janë raportet e njëpasnjëshme pozitive të ANEA në lidhje me programin bërthamor të Iranit, tha Ruhani. Presidenti Hasan Ruhani përfundoi turneun e tij njëditor në provincën Khuzestan dhe u largua nga Ahvazi për në Teheran të premten pasdite. Ruhani dhe grupi që e shoqëronte arritën në provincën Khuzestan të premten për të shqyrtuar nga afër aftësitë ekzistuese të provincës në përballimin e përmbytjeve të ardhshme. Menaxhimi i mirë në provincë pengoi shfaqjen e ndonjë problemi në përmbytjet shkatërruese në krahinë. Rreth 35 fshatra janë në rrezik të përmbyten nga ujërat që do të derdhen nga digat Karkhe dhe Dez.