Shuhen dritat e Kullës Milad në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86868-shuhen_dritat_e_kullës_milad_në_teheran
Kulla Milad në Teheran njëkohësisht me zbatimin e projektit botëror të Orës së Tokës ka shuar të gjitha dritat.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 31, 2019 07:58 Europe/Tirane
  • Shuhen dritat e Kullës Milad në Teheran

Kulla Milad në Teheran njëkohësisht me zbatimin e projektit botëror të Orës së Tokës ka shuar të gjitha dritat.

Zyra për marrëdhëniet me publikun të administratës së kullës Milad thotë se kjo kullë që është kulla e gjashtë e telekomunikacionit në botë, u fik njëkohësisht me zbatimin e orës së tokës d.m.th. nga orën 20:30 deri në orën 21:30. Kulla Milad është një prej kullave më të larta dhe simboleve të kryeqytetit iranian Teheran. Ajo është fikur njëkohësisht me fikjen e dritave në orën e tokës në të gjithë botë. Qëllimi i kësaj iniciative është mbrojtja e tokës. Fondi Botëror i jetës së egër është ai që ka propozuar orën e tokës në vitin 2007. Kjo orë u zbatua për herë të parë në Australi dhe më pas është mirëpritur në të gjithë botën dhe sot 128 vende në botë e zbatojnë këtë orar. Ora e tokës që u zbatua të shtunën e fundit të muajit Mars, ka për qëllim kursimin e energjisë elektrike, përballjen me ndryshimet ambientale dhe uljen e ndotjes së ambientit.