Zarif: SHBA po kryen terrorizëm ekonomik kundër Iranit
Ministri i jashtëm i Iranit deklaroi se SHBA po zhvillon "terrorizëm ekonomik" kundër Republikës Islamike duke përdorur masa kufizuese që pengojnë përpjekjet e ndihmave për njerëzit e zonave të përmbytura në të gjithë vendin.
Mohammad Javad Zarif publikoi një postim të hënën, duke thënë se sanksionet "po pengojnë përpjekjet e ndihmës nga Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit për të gjitha rajonet e shkatërruara nga përmbytjet e pashembullta. Pajisjet e bllokuara përfshijnë edhe helikopterët e ndihmës". "Kjo nuk është vetëm luftë ekonomike; është TERRORIZËM ekonomik ", shtoi ai. Zarif gjithashtu kujtoi se kufizimet ekonomike, të cilat Uashingtoni po vendos kundër Teheranit nën flamurin e "presionit maksimal" është "shkelje e vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe e Rezolutës 2231 të këtij këshilli". Një ditë më parë, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif theksoi se presidenti i SHBA Donald Trump është duke u kapur "në çdo degë" për të portretizuar si një sukses politikat e tij të dështuara kundër Teheranit, duke theksuar se iranianët nuk do të përkulen kurrë përballë presionit. " Gjëja e vetme e provuar është se ai gëzohet për mjerimin që ai mendon se u ka imponuar iranianëve të thjeshtë. Ashtu si paraardhësit e tij, ai do të mësojë se iranianët kurrë nuk nënshtrohen përballë presionit", tha Zarif.