Mesazh ngushëllimi për vdekjen e Xhamshid Mashaikhi
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Xhamshid Mashaikhi një prej artistëve më të njohur dhe figurat e larta të kulturës dhe artit iranian dhe i kërkoi Zotit që ta mëshirojë atë dhe tu lehtësojë dhimbjet familjarëve të tij.
Në një pjesë të mesazhit të presidentit të Republikës Islamike të Iranit thuhet;
Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirbërësit
Vdekja e artistit të madh dhe një prej figurave të larta të kulturës dhe artit në Iran, Xhamshid Mashaikhi, ka goditur të gjithë. Unë personalisht vlerësoj figurën dhe punën e këtij profesori të madh të artit dhe kulturës dhe u shpreh ngushëllime të gjithë dashamirësve të artit dhe kulturës në Iran dhe të gjithë të afërmve dhe familjarëve të Xhamshid Mashaikhi dhe nga Zoti kërkoj ta mëshirojë atë dhe familjarëve tu japë durim. Edhe ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu me anë të një mesazhi ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e këtij artisti të madh dhe ka thënë: Më ka goditur shumë lajm i vdekjes ë profesorit të artit dhe kulturës Xhamshid Mashaikhi. Shpreh ngushëllimet për familjarët, shoqërinë e artit dhe popullin artist dhe kulturor të Iranit për vdekjen e këtij artisti të madh. Xhamshid Mashaikhi është një prej artistëve të mëdhenj të radiotelevizionit ë Iranit. Ai në festat e Nevruzit ka qenë i shtruar në spitalin Erfan në Teheran dhe ndërroi jetë ditën e martë në moshën 84 vjeçare. Ndër veprat e paharruara të tij është aktrimi në filmat “ Lopa”, “ Gheisar”, “ Qemal ul-Molk”, “ Gjyshi” dhe seriali televiziv “ Një mijë tregime”, “ Imam Aliu(as)” dhe “ Heronjtë nuk vdesin”.