Gjeneral Sulejmani, një nga ushtarakët më me ndikim në botë
Kryetari i grupit të Diasporës Talysh beson se komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneralmajor Kasem Sulejmani është një nga komandantët ushtarakë më me ndikim në botë.
Duke folur të mërkurën për agjencinë IRNA mbi kushtet në Lindjen e Mesme, Ismail Shabanov tha se gjeneralmajor Sulejmani po ndikon seriozisht në zhvillimet politike të Lindjes së Mesme, sidomos në Siri, Irak dhe Afganistan. Ai shtoi se prania e gjeneral Sulejmanit sjell fitoren dhe ai ka një analizë të mirë të kushteve politike dhe ushtarake në rajon. SHBA fshehurazi mbështet grupet terroriste, theksoi Shabanov duke vënë në dukje se terroristët marrin urdhër nga SHBA dhe për shkak të qëllimit të tyre për të sulmuar Iranin, ndonjëherë ata kryejnë sulme terroriste ndaj Iranit. Eksperti rus e përshkroi politikën e Iranit në rajon si realiste, duke thënë se sot Irani është fituesi i Lindjes së Mesme.