Krijohen dy shtabe të emergjencës në provincën Lorestan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86945-krijohen_dy_shtabe_të_emergjencës_në_provincën_lorestan
Dërgimi i ndihmave për të prekurit nga përmbytjet në provincën Lorestan vazhdon akoma.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 04, 2019 09:22 Europe/Tirane
  • Krijohen dy shtabe të emergjencës në provincën Lorestan

Dërgimi i ndihmave për të prekurit nga përmbytjet në provincën Lorestan vazhdon akoma.

Nozar Nemati komandanti i forcave tokësore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit dje ka deklaruar se një bazë e ndihmës së shpejtë është ngritur nga ushtria në qytezën Paldokhtar dhe një tjetër e cila drejtohet nga brigada 284 e ushtrisë është ngritur në qytetin Mamulan. Ai ndër të tjera shtoi se një ekip ekspertësh dhe makinerish të rënda janë duke punuar me intensitet të lartë për të përmirësuar gjendjen në qytezën Paldokhtar dhe shtoi se forcat e ushtrisë duke përdorur varkat dhe skafet kanë arritur të shpëtojnë 200 banorë të fshatit Cammehr, të cilët ishin rrethuar nga përmbytjet. Përveç kësaj janë shpërndarë 300 mijë lloje ushqimesh për banorët e qytetit Nurabad pjesë e provincës Lorestan. Provinca Lorestan ditët e fundit ka përjetuar reshje të dendura shiu që kanë përfunduar me përmbytje në shumë zona. Qyteti Mamulan është një prej zonave që ditën e hënë u përmbyt plotësisht nga uji.