Zarif: Evropa e pafuqishme përballë Amerikës
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se Evropa është e pafuqishme përballë Amerikës dhe ajo nuk mund të përballet me sanksionet e vendosura nga Uashingtoni.
Ministri i Jashtëm iranian në një mesazh kritikoi Evropën për moskundërshtimin e terrorizmit ekonomik amerikan. "Një vit pas largimit të paligjshëm të SHBA-së nga marrëveshja bërthamore, Evropa nuk ka vullnetin politik për të sfiduar " Terrorizmin ekonomik " të SHBA-së. As edhe duke krijuar një kanal të vetëm bankar për ndihmat humanitare, shkroi të mërkurën Muhamed Xhavad Zarif në llogarinë e tij në Twitter. Gjithashtu, pretendimet e Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit i cili kishte pretenduar se SHBA nëpërmjet Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, janë të gatshme për dërgimin e ndihmave, janë përballur me reagimin e Muhamed Xhavad Zarif i cili ka deklaruar: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të pranojnë përgjegjësinë për terrorizmin ekonomik të tyre”. Zarif në vazhdim në mesazhin e tij në Twitter ka deklaruar: “Në bazë të deklaratave të kryetarit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit nuk mund të pranojë kurrfarë ndihma financiare për shkak të sanksioneve të paligjshme të Amerikës”.