UNICEF: Dërgesa e parë me ndihma humanitare drejt Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86948-unicef_dërgesa_e_parë_me_ndihma_humanitare_drejt_iranit
Zyra e përfaqësisë së UNICEF në Teheran njoftoi se dërgesa e parë me ndihma humanitare të kësaj organizate është nisur drejt Iranit, pas koordinimeve me qeverinë e Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 04, 2019 04:53 Europe/Tirane
  • UNICEF: Dërgesa e parë me ndihma humanitare drejt Iranit

Zyra e përfaqësisë së UNICEF në Teheran njoftoi se dërgesa e parë me ndihma humanitare të kësaj organizate është nisur drejt Iranit, pas koordinimeve me qeverinë e Iranit.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo organizatë thuhet: UNICEF pas koordinimit me qeverinë e Republikës Islamike të Iranit është angazhuar për të dhënë shërbime si vaksinimi i fëmijëve dhe dërgimi i ushqimeve për fëmijët e prekur nga përmbytjet e fundit në Iran. UNIECF së bashku me agjencitë e tjera të OKB janë duke analizuar nevojat në fushat e tjera si shëndetësia, arsimi, uji pijshëm, higjiena dhe mbështetja për zonat e prekura nga përmbytjet në Iran. Pas reshjeve të dendura të shiut, ditët e fundit shumë zona në Iran janë përmbytur duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe njerëzish. Qeveria dhe organet e ndihmës së shpejtë, forcat e armatosura dhe populli iranian kanë nxituar për tu ardhur në ndihmë personave të prekur nga përmbytjet në të gjithë vendin.