Namazi i së premtes në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86975-namazi_i_së_premtes_në_teheran
Imami i përkohshëm i namazit të së premtes në Teheran, Hoxhetolislam Muhamed Hasan AbuTorabi Fard, tha se prania e popullit në fusha të ndryshme është kyçi i lindjes dhe vazhdimësisë së Revolucionit Islamik.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 05, 2019 21:30 Europe/Tirane
  • Namazi i së premtes në Teheran

Imami i përkohshëm i namazit të së premtes në Teheran, Hoxhetolislam Muhamed Hasan AbuTorabi Fard, tha se prania e popullit në fusha të ndryshme është kyçi i lindjes dhe vazhdimësisë së Revolucionit Islamik.

Është populli që e bën Revolucionin dinamik dhe hap rrugën për promovimin e fuqisë së tij, tha AbuTorabi Fard para qindra mijëra besimtarëve në namazin e së premtes në Teheran. Në fjalën e tij, Imami i përkohshëm i namazit të së premtes në Teheran ju referua iranianëve që ndihmonin njerëzit e prekur nga përmbytjet duke i cilësuar ata si shembull i gjallë  i mirësisë dhe bujarisë. Ai vuri në dukje sloganin e Vitit të Ri iranian, i cili është viti i "Rritjes së Prodhimit", duke thënë se çelësi për të dalë nga bllokada ekonomike dhe sociale dhe për ta kthyer Iranin në një fuqi të madhe ekonomike në Azi është prodhimi. Duke ju referuar deklaratave të bëra nga ekonomistët amerikanë, Imami i përkohshëm i namazit të së premtes në Teheran tha se Irani që gëzon burime të mëdha natyrore dhe kapacitete të larta turistike dhe mbi 2,000 rrugë në det të hapur është një vend i jashtëzakonshëm.