Kryeministri i Irakut arrin për një vizitë në Teheran
Kryeministri i Irakut sot ka arritur në Teheran për një vizitë zyrtare për t'u takuar dhe biseduar me autoritetet e larta iraniane.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Adel Abdulmahdi, kryeministri i Irakut, me ftesë zyrtare të z. Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik, ka arritur për një vizitë në Teheran.
Adel Abdulmahdi gjatë kësaj vizite në Teheran, përveç takimeve dhe bisedimeve që do të zhvilloje me presidentin e shtetit dhe me funksionarët e tjerë të lartë të Iranit, do të marrë pjesë edhe në takimin e komisionit të përbashkët ekonomik të Irakut dhe Iranit.
Përveç vizitave dhe takimeve zyrtare, kryeministri i Irakut do të shkojë të vizitojë edhe varrin e Imam Ali Reza (a.s.), imamit të tetë të myslimanëve shiitë në Mashhad të Iranit.