Presidenti iranian pret zyrtarisht kryeministrin e Irakut në Teheran
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në gjatë një ceremonie solemne ka pritur zyrtarisht kryeministrin e Irakut në kompleksin historik Sa'dabad në Teheran.
Gjatë kësaj ceremonie pas këndimit të himneve të të dy vendeve, z. Hasan Ruhani dhe Adel Abdulmahdi kanë parakaluar para gardës presidenciale të Irani dhe kanë prezantuar anëtarët e delegacioneve të larta shtetërore për njëri-tjetrin.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe kryeministri i Irakut pas ceremonisë solemne, kanë filluar negociatat dypalëshe, ndërsa pas këtyre negociatave, z. Ruhani dhe Abdulmahdi do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.
Ngritja e nivelit të bashkëpunimeve bilaterale në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore janë prej temave kryesore të bisedimeve të autoriteteve të larta shtetërore të Iranit dhe Irakut.
Ministrat e naftës, financave, punëve të jashtme, programimit, tregtisë, energjisë dhe resurseve ujore, këshilltari për siguri kombëtare të Irakut, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Irakut, zv/ministri i brendshëm, shefi i pikëkalimeve kufitare dhe disa deputet të Parlamentit të Irakut shoqërojnë kryeministrin e Irakut në Iran.