Ruhani: Bashkëpunimi i Iranit dhe Irakut zgjerohet në fusha të ndryshme
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar zgjerimin e bashkëpunimit mes Teheranit dhe Bagdadit në fusha të ndryshme.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në konferencën për shtyp të përbashkët me Adel Abdulmahdi, kryeministrin e Irakut në Teheran, duke thënë se marrëdhëniet mes të dy popujve janë të thella dhe historike, deklaroi: "Përgjatë shekujve me radhë të dy popujt e Irakut dhe Iranit gjithnjë kanë pasur marrëdhënie të mira dhe këto marrëdhënie janë duke u zgjeruar edhe më tepër".
Z. Ruhani nënvizoi se zbatimi i marrëveshjeve të vizitës së tij në Irak janë prej temave kryesore të bisedimeve me kryeministrin e Irakut, ndërsa shtoi: "Irani dhe Iraku synojnë që marrë masa përkatëse të shtojnë sasinë e shkëmbimeve tregtare mes tyre deri në 20 miliardë dollarë në vit".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar se Teherani dhe Bagdadi kanë qëndrime të përbashkëta në lidhje me shumë çështje rajonale, deklaroi: "Bashkëpunimi kufitar i Iranit dhe Irakut në luftën kundër terrorizmit, në luftën kundër drogës dhe kontrabandës mes të dy vendeve do të shtohet edhe më shumë".
Nga ana e tij, Adel Abdulmahdi, kryeministri i Irakut, në këtë konferencë për shtyp duke thënë se Irani i ka dhënë një ndihmë shumë të madhe Irakut në luftën kundër terrorizmit, deklaroi: "Irani ka kulturë dhe civilizim të lashtë që ka depërtuar në thellësitë e historisë".
Abdulmahdi duke theksuar se Iraku synon zgjerimin sa më të madh të marrëdhënieve me Iranin, shtoi: "Iraku është i vendosur me vullnetin e vet për të qëndruar përball çfarëdo lloj kërcënimi që bëhet nga çfarëdo vendi në lidhje me Iranin".