Ministri i jashtëm irakian takohet me homologun e tij iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87000-ministri_i_jashtëm_irakian_takohet_me_homologun_e_tij_iranian
Muhamed Ali Hakim ministër i jashtëm i Irakut ditën e shtunë në Teheran u takua me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 07, 2019 06:19 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm irakian takohet me homologun e tij iranian

Muhamed Ali Hakim ministër i jashtëm i Irakut ditën e shtunë në Teheran u takua me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit.

Sipas një njoftimi të agjencisë Tasnim të lajmeve, Muhamed Xhavad Zarif dhe Muhamed Ali Hakim në këtë takim shprehën kënaqësinë për procesin e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy vendeve sidomos në fushën politike dhe ekonomike dhe mbështetin thellimin he forcimin e lidhjeve mes dy popujve. Muhamed Ali Hakim së bashku me kryeministrin irakian ndodhet për një vizitë në Teheran. Adel Abdul’mehdi kryeministër i Irakut viziton Iranin me ftesë zyrtare të presidentit të Republikës Islamike të Iranit z Hasan Ruhani. Ai në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik dje ka arritur në Teheran. Kryeministri irakian do të qëndrojë në Teheran për 2 ditë ku do të marrë pjesë në takimin e tretë të komisionit të përbashkët ekonomik të Iranit dhe Irakut ku të pranishëm do të jenë anëtarë të dhomave të tregtisë së të dy vendeve. se Irani dhe Iraku janë të angazhuar që nivelin e tyre të shkëmbimeve tregtare ta çojnë në kuotën e 20 miliard dollarëve. Gjatë vizitës së fundit të presidentit iranian në irka janë nënshkruar 5 dokumente bashkëpunimi.