Ruhani: Bashkëpunimi Iran-Irak në fusha të ndryshme do të zgjerohet
(last modified Sun, 07 Apr 2019 08:49:37 GMT )
Prill 07, 2019 10:49 Europe/Tirane
  • Ruhani: Bashkëpunimi Iran-Irak në fusha të ndryshme do të zgjerohet

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi zgjerimin e bashkëpunimeve Teheran-Bagdad në fusha të ndryshme.

Ditën e shtunë, presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani u takua me Adel Abdul’mehdi kryeministër i Irakut i cili ndodhet për një vizitë në Teheran. Gjatë konferencës së përbashkët shtypi me kryeministrin irakian, presidenti i Republikës Islamike të Iranit përmendi lidhjet e forta dhe historike të Iranit dhe Irakut dhe tha se për shekuj me radhë të dy kombet gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të mira, të cilat janë në zgjerim e sipër. Presidenti Ruhani tha se gjatë takimi me kryeministrin irakian është analizuar çështja e zbatimit të akordeve të arritura gjatë vizitës së tij të fundit në Irak dhe shtoi se Irani dhe Iraku janë të angazhuar që nivelin e tyre të shkëmbimeve tregtare ta çojnë në kuotën e 20 miliard dollarëve. Adel Abdul’mehdi kryeministër i Irakut në konferencën e përbashkët shtypi me presidentin iranian pasi theksoi se Irani në luftën kundër terrorizmit ka dhënë një kontribut shumë të vlefshëm shtoi; Irani është një vend me kulturë dhe civilizim të madh i cili ndikon thellë në histori. Ai tha se Iraku është i vendosur për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin shtoi: Iraku ka treguar vullnetin e tij të mirë për tu përballur me çdo lloj kërcënimi nga çdo lloj vendi kundër Iranit.

Tags