Kryetarët e parlamenteve të Iranit dhe Rusisë theksojnë zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe
(last modified Sun, 07 Apr 2019 14:24:40 GMT )
Prill 07, 2019 16:24 Europe/Tirane
  • Kryetarët e parlamenteve të Iranit dhe Rusisë theksojnë zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe

Kryetarët e parlamenteve të Iranit dhe Rusisë kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, ditën e diele në takim me Vyacheslav Volodin, kryetarin e Dumas së Rusisë gjatë punimeve të sesionit të 140-të të samitit të Unionit Ndërparlamentar Botëror (IPU) që po zhvillohet në Doha, kryeqytetin e Katarit, vuri në dukje diplomacinë konstruktive të parlamenteve të të dy vendeve, ka theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve në fusha të ndryshme duke përfshirë edhe bashkëpunimet parlamentare.

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit duke kujtuar veprimet e grupit terrorist ISIS në rajon, e vlerësoi me rëndësi pjesëmarrjen e sa më shumë vendeve në samitet ndërkombëtare dhe tha: "Pjesëmarrja e Rusisë në samitet parlamentare të ardhshme si në samitin anti-terrorist në Turqi dhe samitin e Euro-Azisë në Kazakistanit, është e domosdoshme".

Nga ana e tij kryetari i Dumasë së Rusisë  në këtë takim i vlerësoi të rëndësishme dhe strategjike bashkëpunimet Moskë-Teheran dhe deklaroi: "Këto bashkëpunime duhet të vendosen në zbatim në nivel sa më të gjerë me pjesëmarrjen e aparateve ekzekutive".

 

Tags