Katari falënderon Iranin për mbështetjen në epokën e bllokadës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87017-katari_falënderon_iranin_për_mbështetjen_në_epokën_e_bllokadës
Kryeministri i Katarit të dielën përgëzoi qëndrimin e Iranit ndaj bllokadës kundër Katarit dhe falënderoi për mbështetjen e Teheranit për Dohën në epokën e bllokadës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 07, 2019 17:33 Europe/Tirane
  • Katari falënderon Iranin për mbështetjen në epokën e bllokadës

Kryeministri i Katarit të dielën përgëzoi qëndrimin e Iranit ndaj bllokadës kundër Katarit dhe falënderoi për mbështetjen e Teheranit për Dohën në epokën e bllokadës.

Irani mbajti një qëndrim pozitiv që nga fillimi i krizës së bllokadës ndaj Katarit dhe populli dhe qeveria e Katarit i janë mirënjohës Republikës Islamike për qëndrime të tilla, tha Abdullah bin Naser bin Khalifa Al Thani. Ai i bëri deklaratat në një takim me kryetarin e parlamentit iranian, Ali Larixhani, në margjinat e sesionit të 140-të të Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Ndërparlamentar (IPU) që po mbahet në Doha. Emiri i Katarit ka nënvizuar zhvillimin e lidhjeve të gjithanshme me Iranin, nënvizoi kryeministri katariot duke shtuar: Irani dhe Katari ndajnë qëndrim të ngjashëm në çështjet e Botës islame.