Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron masa reciproke ndaj SHBA-ve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87020-garda_revolucionare_e_iranit_paralajmëron_masa_reciproke_ndaj_shba_ve
Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik paralajmëroi se forcat e Gardës Revolucionare do të ndërmarrin veprime reciproke kundër forcave amerikane nëse Uashingtoni e etiketon atë si një "organizatë terroriste".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 07, 2019 17:40 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron masa reciproke ndaj SHBA-ve

Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik paralajmëroi se forcat e Gardës Revolucionare do të ndërmarrin veprime reciproke kundër forcave amerikane nëse Uashingtoni e etiketon atë si një "organizatë terroriste".

"Nëse amerikanët bëjnë një lëvizje të tillë idiote dhe rrezikojnë sigurinë tonë kombëtare, ne do të vendosim dhe zbatojmë masa reciproke në axhendën tonë bazuar në politikat e Sistemit islamik të Iranit", tha të dielën gjeneral brigade Muhamed Ali Xhafari. Ai shtoi se nëse SHBA do të etiketojë Gardën Revolucionare si një organizatë terroriste, ushtria amerikane dhe forcat e sigurisë nuk do të përjetonin më paqe dhe qetësi në Lindjen e Mesme.  Ndërkohë, shumica e ligjvënësve iranianë shprehën mbështetjen e tyre të plotë për Forcat e Armatosura të vendit, veçanërisht për Gardën Revolucionare, duke u zotuar të reagojnë ndaj çdo veprimi të ndërmarrë nga SHBA kundër forcave elitare iraniane. Në një deklaratë të lexuar në Parlamentin iranian, 255 ligjvënës theksuan se siguria e Iranit dhe e Forcave të tij të Armatosura janë vijat kryesore të kuqe për parlamentarët iranianë. "Në rast të ndonjë mase nga presidenti amerikan apo ndonjë institucion tjetër kundër Gardës së Revolucionit Islamik, ne do të ndërmarrim masa urgjente të reciprocitetit, të cilat do t'i bëjnë udhëheqësit e SHBA, të cilët kanë qenë prapa formimit të grupeve terroriste në rajon dhe i kanë mbështetur ata , të pendohen për veprimin e tyre trashanik ", thekson deklarata e ligjvënësve iranianë.