Kryeparlamentari i Iranit thekson zhvillimin e lidhjeve me Gjermaninë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87041-kryeparlamentari_i_iranit_thekson_zhvillimin_e_lidhjeve_me_gjermaninë
Kryetari i Parlamentit iranian, Ali Larixhani theksoi rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe politike me Gjermaninë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 08, 2019 16:29 Europe/Tirane
  • Kryeparlamentari i Iranit thekson zhvillimin e lidhjeve me Gjermaninë

Kryetari i Parlamentit iranian, Ali Larixhani theksoi rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe politike me Gjermaninë.

Sipas agjencisë IRNA, Larixhani i bëri deklaratat në një takim me Claudia Benedikta Roth, Zëvendëspresidente e Bundestagut gjerman në margjinat e takimit të 140-të Unionit Ndërparlamentar Botëror në Katar. Duke iu referuar marrëdhënieve të vjetra e miqësore midis Iranit dhe Gjermanisë, Larixhani theksoi rëndësinë e zhvillimit të këtyre lidhjeve. Duke u ndalur në rëndësinë e pastrimit të rajonit nga terroristët, kryeparlamentari iranian vuri në dukje se Irani nuk kursen asnjë përpjekje për të zhdukur terrorizmin nga rajoni. Ai shprehu keqardhje për veprimin e SHBA për të bllokuar ndihmat humanitare për njerëzit e prekur nga përmbytjet në Iran, duke thënë për fat të keq ky veprim kryhet nga SHBA, një vend që pretendon të mbështesë të drejtat e njeriut. Ndërkohë, Benedikta Roth shprehu simpatinë e saj me viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse në Iran, dhe shtoi se Irani po luan një rol të madh në rajon.