Ekspozohen 114 projekte dhe suksese atomike të Iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në 13 vjetorin e ditës kombëtare të teknologjisë atomike, ka përuruar 114 projekte dhe suksese atomike të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se data 20 farvardin e kalendarit iranian që përkon me 9 prill, në shenjë të vlerësimit të punës dhe kontributit të shkencëtarëve atomik të Iranit dhe plotësimit të ciklit për prodhimin e lëndëve djegëse atomike, është shpallur "Dita Kombëtare e Teknologjisë Atomike" në Iran.
Me këtë rast, z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e martë në 13 vjetorin e Ditës Kombëtare të Teknologjisë Atomike të Iranit, ka përuruar katër projekte nëpërmjet video konferencës duke përfshirë instalimin e zinxhirit të 20 makinave të centrifugave të sofistikuara IR6, përurimin dhe lëshimin në funksion të fazës së parë të Qendrës Kombëtare për Teknologji të Vakum, përurimi dhe lëshimi në funksion i qendrës për administrimin e mbetjeve të pasurimit dhe përurimin dhe lëshimin në funksion të mekanizmit teknologjik MV6 për mjekësi.
Projektet e tjera janë përuruar në prani të presidentit dhe të disa ministrave dhe funksionarëve të lartë shtetëror të Iranit me rastin e Ditës Kombëtare të Teknologjisë Atomike në Teheran.
Industria atomike e Iranit gjatë viteve të fundit ka shënuar zhvillim të konsiderueshëm dhe për çdo vit shtohen projektet dhe sukseset atomik që prezantohen në Ditën Kombëtare të Teknologjisë Atomike të Iranit.