Kina sfidon SHBA-të, ble më shumë naftë nga Irani dhe Venezuela
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87091-kina_sfidon_shba_të_ble_më_shumë_naftë_nga_irani_dhe_venezuela
Midis janarit dhe marsit 2019, dërgesat e naftës në Kinë u rritën me 78% nga Irani dhe 192% nga Venezuela. Pekini është kreditori më i madh i Karakasit dhe gjithashtu investon në mënyrë aktive në projektet e Teheranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 10, 2019 15:56 Europe/Tirane
  • Kina sfidon SHBA-të, ble më shumë naftë nga Irani dhe Venezuela

Midis janarit dhe marsit 2019, dërgesat e naftës në Kinë u rritën me 78% nga Irani dhe 192% nga Venezuela. Pekini është kreditori më i madh i Karakasit dhe gjithashtu investon në mënyrë aktive në projektet e Teheranit.

Aktualisht, sipas ekspertëve, Kina po përpiqet të ndihmojë partnerët e saj të energjisë të sulmuar nga sanksionet ekonomike amerikane. Ajo gjithashtu vepron kështu për tu mbrojtur kundër presionit të amerikanëve, shkruan kanali rus RT. Mes janarit dhe marsit, dërgesat e naftës nga deti nga Republika Islamike e Iranit u rritën me 78% (nga 431,100 në 767,200 fuçi në ditë) dhe me 192% (nga 84,200 në 246,800 fuçi) prej Venezuelës, sipas sajtit të informacionit Tanker Trackers.