Bota nuk ndjek veprimin e SHBA kundër Gardës Revolucionare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87094-bota_nuk_ndjek_veprimin_e_shba_kundër_gardës_revolucionare
Britania e Madhe refuzoi të mërkurën që të ndiqte rrugën e SHBA për të caktuar Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik si një Organizatë Terroriste të Huaj.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 10, 2019 16:28 Europe/Tirane
  • Bota nuk ndjek veprimin e SHBA kundër Gardës Revolucionare

Britania e Madhe refuzoi të mërkurën që të ndiqte rrugën e SHBA për të caktuar Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik si një Organizatë Terroriste të Huaj.

"Vendimi për të pezulluar këtë organizatë është një çështje për SHBA," tha të mërkurën për agjencinë IRNA,  një zëdhënës i Zyrës së Jashtme britanike, i cili kërkoi të mbetet anonim. Bashkimi Evropian gjithashtu është përpjekur të distancohet nga veprimet e SHBA. "Ky union nuk komenton veprimet e SHBA," tha të mërkurën një zëdhënës i BE-së për IRNA. Turqia, Katari, Kina dhe Iraku kanë denoncuar vendimin e fundit të presidentit amerikan Donald Trump për të etiketuar Gardën e Revolucionit Islamik të Iranit si një grup terrorist. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu paralajmëroi të martën se vendimi i Trump ishte një hap jashtë ligjit ndërkombëtar, i cili do të hapë rrugën për paqëndrueshmëri të mëtejshme në rajon. "Shtetet e Bashkuara morën një vendim të njëanshëm në kontekstin e sanksioneve dhe presioneve ndaj Iranit", tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij nga Katari. Diplomati i lartë i Katarit, Muhamed bin Abdulrahman Al Thani, gjithashtu denoncoi SHBA për vendosjen në listën e zezë të forcës ushtarake iraniane, duke thënë se mosmarrëveshjet lidhur me "sjelljen" e ushtrisë së një vendi tjetër nuk duhet të zgjidhen duke imponuar sanksione. Bagdadi paralajmëroi gjithashtu SHBA dhe aleatin e saj Riadin se veprimet e tyre do të kenë "pasoja negative në Irak dhe në rajon" dhe se vendimi i fundit mund të destabilizojë më tej rajonin. "Ne u përpoqëm të ndalonim vendimin amerikan. Ne kontaktuam në të gjitha anët, në SHBA dhe në Arabinë Saudite" tha kryeministri irakian Adel Abdel Mahdi në një konferencë shtypi të martën. Çdo përshkallëzim, tha ai, "do të na bënte të gjithë të humbur". Leonid Slutsky, nënkryetar i Dumës dhe kryetar i komisionit të çështjeve ndërkombëtare të Dumës ruse, i tha Reuters se "zyrtarët dhe përfaqësuesit e parlamentit rus kundërshtojnë fuqimisht etiketimin e Gardës Revolucionare si organizatë terroriste dhe populli iranian e di se ky është pozicioni i të gjithë parlamentit rus". Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang tha të martën se Kina gjithmonë pohon se të gjitha vendet duhet të respektojnë parimet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, në vend që të ndjekin politikën e forcës, shantazhit dhe imponimit. "Ne shpresojmë që vendet përkatëse, veçanërisht fuqitë e mëdha jashtë rajonit, të bëjnë më shumë gjëra që janë të favorshme për paqen dhe stabilitetin e Lindjes së Mesme, në vend që të marrin masa që do të çojnë në tensione të mëtejshme në rajon", tha Lu. Garda e Revolucionit Islamik të Iranit në reagim ndaj vendimit të Amerikës kundër këtij institucioni popullor, ka theksuar: "Garda Revolucionare e Iranit duke ndjekur strategjinë për kundërpërgjigje reciproke, në rast të paraqitjes së nevojës do t'i japë mësim pendues dhe të paharrueshëm armikut".