Zarif i drejton letër protestuese sekretarit të OKB
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dje në darkë i ka dërguar një letër Antonio Guterres sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe KS të kësaj organizate, ku ka protestuar ndaj vendimit të fundit të Amerikës kundër gardës revolucionare të Iranit dhe ka thënë se Uashingtoni dhe qeveria e tij është përgjegjës për veprimet aventureske kundër gardës revolucionare të Iranit.
Muhamed Xhavad Zarif, në këtë letër ka theksuar se veprimi armiqësor i Amerikës në njohjen si organizate terroriste të gardës revolucionare të Iranit, bie ndesh me dispozitat dhe juridiksionin ndërkombëtar një prej të cilave është parimi i barazisë në sovranitetin e qeverive dhe theksoi se ky veprim provokues i presidentit Donald Trump situatën e kthen në një gjendje përballjeje dhe të pakontrollueshme. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit përmendi rolin e gardës revolucionare në përballje me grupet terroriste të sanksionuara nga KS i OKB si Al Kaida, ISIS, fronti Nusra dhe grupet e tjera terroriste në rajon, rol që është vlerësuar nga popujt dhe qeveritë e rajonit dhe shtoi se përkundër Amerikës dhe aleatëve të saj rajonalë të cilët gjithmonë kanë mbështetur grupet radikale dhe terroriste në rajonin e Azisë perëndimore, forcat e armatosura të Iranit mes tyre garda revolucionare, kanë luftuar në vijën e parë të frontit të luftës kundër terrorizmit në rajon. Në këtë letër shefi i diplomacisë iraniane përmendi edhe masat reciproke të Iranit si njohja e grupit të forcave amerikane në Azinë perëndimore CENTCOM si një grup terrorist dhe theksoi se ky grup është përgjegjës për zbatimin e politikave terroriste të qeverisë amerikane në Azinë perëndimore. Muhamed Xhavad Zarif nga Antonio Guterres dhe KS i OKB ka kërkuar që këtë letër ta publikonte në formën e një dokumenti të AP dhe të KS të OKB. Ditën e hënë Donald Trump ka futur në listën e grupeve të huaja terroriste të Uashingtonin, gardën revolucionare të Iranit.