Izraeli nuk guxon të hyjë në luftë kundër Iranit
Rusia i mban lidhjet me Iranin, por nuk do të përfshihet në konfliktin Iran-Izrael.
Sergei Derouzhilovski, një profesor në Departamentin e Studimeve Orientale në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO), tha të dielën më 14 prill, në një intervistë ekskluzive me agjencinë iraniane të lajmeve IRNA, se Izraeli nuk guxon të hyjë në luftë kundër Iranit. "Nuk ka gjasa që të shpërthejë një konflikt ushtarak mes Iranit dhe Izraelit, përveç nëse Shtetet e Bashkuara e mbështesin Tel Avivin. Izraeli kurrë nuk do të guxojë të hyjë në luftë kundër Iranit, sepse do të humbasë, dhe në këtë rast, do të humbë të gjitha pasuritë politike që ka fituar gjatë viteve të fundit dhe gjithashtu, do të përballet me një përgjigje të fortë nga Irani ", tha Sergei Deruzhilovsky.Ai theksoi se në rast të një lufte midis Iranit dhe Izraelit, Rusia nuk do të ndërhyjë në asnjë rast. Duke folur për kërcënimet e zyrtarëve izraelitë për një sulm ndaj pozicioneve të forcave iraniane në Siri, Sergei Deruzhilovsky tha: "Të gjitha palët mund të thonë çfarë duan, por në terren ka pak hapësirë për manovrim. Irani ka nisur një luftë kundër ekstremistëve jo vetëm në Siri, por edhe në Irak. "