Zarif: Nuk ekziston kurrfarë pengese për pasurimin e uraniumit në Iran
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sipas traktatit NPT, marrëveshjes bërthamore dhe rezolutës 2231 të KS të OKB-së, nuk ekziston kurrfarë pengese për pasurimin e uraniumit në Iran, as tani, as në vitin 2025 dhe as në vitet më pas.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në rrjetet sociale, duke u kujtuar çështje të rëndësishme shteteve evropiane anëtare të marrëveshjes bërthamore, ka shkruar: "Ua kujtojmë tre partnerëve tanë evropianë në marrëveshjen bërthamore: sipas traktatit NPT, marrëveshjes bërthamore dhe sipas rezolutës 2231 të KS të OKB-së , nuk ekziston kurrfarë pengese për pasurimin e uraniumit në Iran, as tani, as në vitin 2025 dhe as në vitet më pas. Për partnerët evropianë mund të jetë i dobishëm që të lexohet dokumenti të cilin e kanë nënshkruar ata dhe kanë premtuar se do ta mbrojnë atë".
Në kohën kur ANEA deri më tani në 14 raportet e saj ka konfirmuar zbatimin e angazhimeve dhe zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, Gerard Araud ambasador i Francës në Amerikë, së fundi ka pretenduar se nuk ekziston kurrfarë arsye për pasurimin e uraniumit nga ana e Iranit pas marrëveshjes bërthamore. Ndaj kësaj deklarate dje ka reaguar edhe Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit.