Ministri i jashtëm iranian viziton Sirinë
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me ftesë zyrtare të presidentit sirian, sot është nisur për një vizitë në Siri.
Muhamed Xhavad Zarif në vizitën e tij njëditore në Siri do të takohet me Bashar Asad president, Hmuda Sebag kryetar parlamenti dhe Valid Mualem ministër i jashtëm i Sirisë. Pas vizitës dhe takimeve me autoritetet e larta të Sirisë, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit do të shkojë në Turqi. Kjo vizitë kryhet vetëm 2 ditë pas takimit të radhës së Astanasë. Vlen të theksohet se kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Bisedimet në Astana janë zhvilluar në mënyrë paralele me bisedimet e paqes në Gjenevë, që sponsorizohen nga OKB-ja.